Maqedoni

Kriza e refugjatëve - Tusk për vizitë në Maqedoni

02.03.2016 09:16

Kriza e refugjatëve e sjell për vizitë në Maqedoni Kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk...

Siç është paralajmëruar Tusk në Shkup do të takohet me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov. Në fukosin e bisedimeve të presidentit Ivanv dhe kryetarit të Këshillit Evropian, Tusk, do të jenë përpjekjet për arritjen e zgjidhjes së përbashkët evropiane për krizën e refugjatëve, si dhe procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë", njoftojnë nga kabineti i Ivanovit.
 
Përveç Shkupit Tusk do t'i vizitojë edhe Vjenën, Lubjanën, Zagrebin dhe Athinën. Qëllimi i këtij mini turneu të tij, sipas kumtesës së Këshillit të BE-së, është "ndërtimi i konsenzusit evropian për ballafaqim me krizën e migrantëve dhe përgatitje të Samitit me Turqinë të caktuar për më 7 mars në Bruksel dhe Samitit të Këshillit të Evropës më 17-18 mars".
 
Nga kabineti i Donald Tuskut njoftuan se kryetari i Këshillit Evropian gjithashtu me 4 mars në Bruksel do të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe me drejtorin ekzekutiv të Fronteksit, Fabris Legeri.