Maqedoni
Seminar për biznes me menaxhment etik-integrues
02.03.2016 09:38
Këshilli i investitorëve të huaj pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë-Turqisë (MATTO)...

Këshilli i investitorëve të huaj pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë-Turqisë (MATTO), sot organizojnë seminar me çka i bashkohen aktiviteteve të OECD si një nga promotorët më të mëdhenj të standardit - biznes me integritet.
Në botën bashkëkohore të biznesit, integriteti është një nga cilësitë më të kërkuara, jo vetëm nga të punësuarit, por edhe nga vetë kompanitë. Integriteti definohet si cilësi e sinqeritetit dhe mirëbesimit, posedim i parimeve të forta morale.
Një nga mënyrat për t'iu përgjigjur kësaj sfide është standardi SEDEX, i cili ofron mënyrë të thjeshtë dhe efektive për menaxhimin me praktikat etike dhe përgjegjëse në zinxhirin e furnizimit.
Përvojat e veta para të pranishmëve në seminarin e sotëm do t'i prezantojnë edhe kryetari i Këshillit për investime të huaja Shtefan Peter dhe kryetari i MATTO Tuna Ejup Kahvexhi./Mia
