Botë

Zvicër, ndalohen emigrantët nëpër pishina publike

02.03.2016 09:42

Pas Gjermanisë është edhe një qytet në Zvicër, që kufizon përdorimin e pishinave publike nga emigrantët...

Vështirësitë e hasura me të huajt i shtynë autoritetet e qytetit Lucerne Meggen të merrnin vendimin, që në pishinën më të madhe të mbyllur të qytetit, të mos u lejohet hyrja më shumë se 3 emigrantëve bashkë.
 
Shpresat janë që në këtë mënyrë do të dekurajohen grumbullimet e refugjatëve. Aktivistët e majtë kaluan menjëherë në sulm, duke e cilësuar politikën në fjalë një formë Aparteidi.
 
Çështja e emigrantëve të mbërritur së fundi, me një sjellje mjaft shqetësuese sidomos në pishina, është kthyer në temë të nxehtë diskutimesh në pjesë të ndryshme të Europës. Në disa pishina në Gjermani, Austri dhe Belgjikë janë raportuar incidente, që nisin nga veprimet e turpshme, ngacmimet seksuale e deri te përdhunimi.
 
Vendimi i zyrtarëve të Lucerne Meggenit u mor vetëm një ditë, pasi zviceranët u shprehën në referendum kundër dëbimit auomatikisht të të huajve që kryejnë akte penale. Sipas të dhënave të televizionit zviceran, 58,9% e zgjedhësve e hodhën poshtë nismën e Partisë Popullore, konservatore e djathtë, që synonte dëbimin e menjëhershëm të të huajve që kryejnë akte penale.
 
Humbja në referendum ishte një goditje e rëndë për këtë parti, e cila me fushatat e saj kundër emigrantëve, islamit dhe BE-së, deri tani vetëm kishte fituar./Top Channel