Maqedoni
Rasti “Lagja e Trimave”, vazhdon proаcesi gjyqësorë ndaj 29 të akuzuarve
02.03.2016 10:40
Në Gjykatën Penale në Shkupit vazhdon sot procesi gjyqësor kundër 29 të akuzuarve në procesin gjyqësorë "Lagja e Trimave"...

Para Këshillit gyqësorë pritet të dëshmojnë dëshmitarët e prokurorisë. Të akuzuarit ngarkohen për "terrorizëm" dhe "pjesëmarrje në organizatë terroriste".
Akuzë të cilën e ka kundërshtuar pala mbrojtëse, e cila njëherit ka kërkuar që lënda ti kalojë prokurorisë special.
Në përleshjen më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në "Lagjen e Trimave" të Kumanovës, mes grupit të armatosur dhe policisë, humbën jetën dhjetë persona nga grupi i armatosur dhe tetë policë nga njësitë speciale të MPB-së, ndërsa dyzet policë janë lënduar rëndë.
