Botë
UNHCR: Në Greqi 22 mijë refugjatëve u duhet strehim
02.03.2016 11:14
Akumulimi i refugjatëve që janë bllokuar në kufirin grek me Maqedoninë dhe shtrëngimi i kontrolleve kufitare në Evropë çon në krizë humanitare, paralajmëroi Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët...

UNHCR-ja ka vlerësuar se mbrëmë në Greqi 22 mijë persona kishin nevojë për strehim.
"Evropa është në prag të krizës së vetëshkaktuar humanitare", tha zëdhënësi i UNHCR Adrian Edwards në Gjenevë.
Sipas tij akumulimi i shpejtë i refugjatëve në Greqi, bashkëpunimi jo i mirë ndërmjet vendeve, pavarësisht marrëveshjeve të arritura në shumë fusha dhe kontrollet e shtuara në kufitë e tyre çon në krizë humanitare.
Ai tha se mospërputhja në punën "shkakton vuajtje të panevojshme" dhe rrezikon shkelje të së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare.
Koordinatori rajonal i UNHCR-së, Vincent Cochetel tha se më shumë se 122 mijë njerëz kanë mbërritur në Greqi në dy muajt e fundit, duke kujtuar se në gjysmën e parë të vitit 2015, ky numër ishte 120 mijë.
Numri i refugjatëve "të bllokuar" në kufirin greko-maqedonas në Idomeni është në rritje, pasi disa vende të rrugës ballkanike kanë njoftuar limitimin e hyrjeve duke reaguar veprimet e mëparshme të Austrisë.
