Botë

Prishtinë, arrestohet lideri i opozitës Visar Ymeri

02.03.2016 12:09

Mëngjesin e sotëm, policia e kosovës s ka arrstuar në banesën e tij liderin e parties më të madhe opozitare në Kosovës kreun e Vetëvendosjes Visar Ymeri...

Ymeri sëbashku me deputetin Rexhep Selimin janë thirrur në seancë gjyqësore që ka të bëjë me konfliktin që kanë pasur me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ymeri është arrestuar edhe pse gëzon imunitet, si deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai është dërguar me forcë në gjykatë, ku është i thirrur si dëshmitar.

Arrestimi i kryetarit të subjektit më të madh opozitar vjen pas disa arrestimeve të deputetëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës së bashkuar në gjashtë muajt e fundit, pasi me gaz lotësjellës është penguar puna e kuvendit, ndërsa janë organizuar edhe protesta kundër marrveshjes për “Zajednicën” dhe “Demarkacionin”.

Ndërsa blloku opozitarë ka kundërshtuar edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit poër President dhe kërkon shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme.