Maqedoni
Rasti “Puçi”, shtyhet për më 3 maj seanca gjyqësore, Zaev: Vetëm te ne gjykata prolongon drejtësinë
02.03.2016 14:13
Seanca gjyqësore për rastin “Puçi” është anuluar dhe e njejta është caktuar të mbahet më 3 maj...

Sipas Prokurorisë Speciale shtyrja e seances është kërkuar pasiqë gjykata nuk ka vepruar sipas kërkesës së tyre për të marrë një kopje nga të gjitha dëshmitë e nevojshme të për zhvillimin e seancës.
“I bëjmë me dije opinionit se për të marrë pjesë në debatin kryesor është patjetër të posedojmë prova në bazë të të cilave do të bëjmë fjalimet hyrëse dhe të cilat to të mund t'ua parashtrojmë të akuzuarve. Nga ky shkak fitohet përshtypja se gjyqi bën obstruksion të punës së Prokurorisë Publike duke zvarritur procedurën penale dhe duke i pamundësuar kësaj prokurorie Publike të futet në debatin kryesor”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Speciale.
Ndërkohë Zoran Zaev pas shtyrjes së seancës tha se askund në botë nuk ka gjykatë e cila e shmang dhe prolongon dhe nuk dëshiron të ndajë drejtësinë. Sipas tij pikërisht kjo është arsyeja se pse raporti i Pribesë dhe marrveshja e Përzhinës sugjerojnë reforma në drejtësi.
“Me arsyen për inforata të klasifikuara gjyqi i cili nuk posedon certificate për informata të klasifikuara nuk ia dorzon lëndën Prokurorisë Speciale e cila posedon çertifikatë për informata të klasifikuara. Prolongim deri në pafundësi që të munden t’i fotografojnë Zaevin,Verushevskin dhe të tjerët para gjykatave duke luftuar për drejtësi në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Për rastin Puç, akuzohet kreu i opozitës maqedonase, Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe tre persona të tjerë me akuzën për dhunim të institucioneve më të larta shtetërore në Maqedoni.
NAIM RAMADANI
