NBA

Golden State fiton pa Curry, Miami mposht Chicago

02.03.2016 14:31

Ky duket se do të jetë sërish sezoni i Golden State, që jo vetëm dominon kampionatin, por ka në anën e tij edhe fatin, siç dhe ndodhi mbrëmë, në fitoren 109-105 ndaj Atlantës, triumf që erdhi pas kohës shtesë...

Por mbi të gjitha ky sukses erdhi pa Stephen Curry në fushë, që u la pushim nga trajneri, ndaj dhe diferencën në fushë e bëri Thompson me 26 pikë, ndërkohë që 6 lojtarë realizuan mbi 11 pikë. Edhe Atlanta pati një lojë të mirë kolektive, por fati këtë herë ndihmoi kampionët në fuqi.

Fiton pa probleme Miami, 129-111 ndaj Chicago, dy skuadra rivale për titull në Lindje. Një ndeshje fantastike e Miami, që korri fitoren e 34-t sezonale falë 50 pikëve të dyshes Whiteside-Johnson. Ndërsa te Chicago mbrëmë mungoi lojtari lider.

Nuk zhgënjen edhe Dallas, 121-108 ndaj Orlandos, që korrën fitoren e 33-të sezonale, falë 21 pikëve të Matthews dhe 19 të Nowitzki.