Milani në finale të kupës në Itali

02.03.2016 14:35

Milani është skuadra e parë që e ka shkuar emrin në finalen e Kupës së Italisë, pasi e mposhti edhe në ndeshjen e dytë Alessandrian me rezultat 5-0...

Milani e mbylli takimin në pjesën e parë. Ishte Jeremy Menez që shënoi për 1-0 në minutën e 20-të pas një pasimi të bukur të Keisuke Hondas.

Pas vetëm katër minutash shënoi edhe Alessio Romagnoli. Pjesën e parë e mbylli përsëri Menez që ka shënuar në minutën e 39-të. Milani nuk u mundua në pjesën e dytë edhe aq shumë për të rritur epërsinë, pasi kualifikimin e kishte të sigurt.

Në fund shënoi përsëri edhe një herë Romagnoli për 4-0. Ai që e mbylli ndeshjen ishte Mario Balotelli në minutën e 90. Milani shkon në finale të Kupës së Italisë pas 13 viteve.

Milanistët nesër do ta mësojnë kundërshtarin që me gjasë do të jetë Juventusi, pasi në ndeshjen e parë kundër Interit ka arritur të fitojë me rezultat 3-0.