Maqedoni

Kufiri Maqedoni - Greqi 10 mijë në pritje, migrantja tenton të vetëdigjet

02.03.2016 14:39

10 mijë refugjatë presin ende në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë për të kaluar drejt vendeve të BE-së...

Orët e pritjes kanë shtuar ankthin dhe aktet e dëshpëruara. Një refugjate në moshë të mesme tentoi të vetëdigjet  në vendkalimin kufitar grek Idomeni.
 
Arriti të shpëtojë vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë të migrantëve të tjerë që shuan zjarrin në trupin e saj . Ata thonë se gruaja vuante nga depresioni.
 
“Mjekët pa kufij” e kanë marrë të lënduarën në tendat e tyre për ti dhënë ndihmën e parë. Por ajo nuk është e vetmja migrante e dëshpëruar.
 
Mijra të tjerë janë në ankth. Kufiri I Maqedonisë hapet vetëm për një periudhë të vcaktuar e për një numër të caktuar refugjatësh Kampet e pranimit në Gjevgjeli dhe Tabanocë mbeten të stërmbushura.
Përmes Maqedonisë sot tranzituan vetëm dhjetra refugjatë. Durimi i tyre  është në fund.
 
“Nuk janë të mjaftueshme këto hapsira që kemi këtu. Tendat janë shumë të vogla dhe kanë kapacitet për dy deri më 3 persona. Siç e shihni , shumica e refugjatëve flenë në tokë jashtë tendave  dhe është shumë ftohtë”...
 
“Unë po shkojë në Gjermani ,  mendoj se aty me pret një e ardhme më e mirë, pasi që kam mbaruar edhe fakultetin ekonomik . Shpresoj se pasi të mësoj  gjuhën gjermane , do të mund të punësohem atje”, thanë migrantët.
 
Në kufirin me Greqinë qëndroi edhe ministri i brendshëm Spasovski që shoqëronte  kryeministrin dhe ministrin e brendshëm të Sllovakisë Robert Fico dhe Robert Kalinak. 
 
“Lëshimi ynë ditor i migrantëve do të varet nga ajo sa do të pranohen nga vendet e BE-së. Për ne me rëndësi të jashtëzakonshme është që të sigurojmë trajtim dhe pranim human të këtyre njerëzve, por jo më pak e rëndësishme është që t'i mbrojmë policët dhe qytetarët e Maqedonisë”, tha Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.
 
“Të gjithë besojmë se duhet tu adaptohemi zgjidhjeve evropiane , mirëpo ndonjëherë këto zgjidhje nuk funksionojnë. Kështu që bashkëpunimet dypalëshe  ndërmjet shteteve siç është me Maqedoninë,  janë shumë të rëndësishme”, tha Robert Fico, kryeministër i sllovakisë.
 
Dhe bashkëpunimi është domosdoshmëri imediate. Numri i refugjatëve të bllokuar në kufirin greko-maqedonas në Idomeni është në rritje, pasi disa vende të rrugës ballkanike kanë njoftuar limitimin e hyrjeve duke reaguar veprimet e mëparshme të Austrisë.
 
UNHCR paralajmëron se Europa është në prag të krizës së vetëshkaktuar humanitare pikërisht për shkak të akumilimit të refigjatëve në kufirin e Maqedonisë dhe shtrëngimin e kontrolleve kufitare në Evropë.
 
REGJEP QAMILI