Barazon Leicester, fiton Chelsea
02.03.2016 14:40
Kryesuesi i tabelës në Angli, Leicester, ka ngelur një hap mbrapa pas barazimit të djeshem ndaj West Brom me rezultat 2-2...

Golat për Leicester i shënuan Drinkwater dhe King ,kurse për West Brom shënuan Rondon dhe Gardner.
Në anën tjetër skuadra londineze, Chelsea, që po tenton të rikthehet në garën për Europe, ka fituar me rezultat minimal ndaj Norwichit 1-2.
Golat për londinezët i shënuan Kenedy dhe Diego Costa, kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi Redmond.
Në ndeshjet e tjera fituan Everton e Bournemouth me rezultat 1-3 respektivisht 2-0 kurse Sunderland barazoi me Crystal Palace.
