Fiton Atletico, vazhdon të ndjek Barcelonën
Atletico e Madridit vazhdon ti bëjë presion Barcelonës kryesuese në La Ligan spanjolle. Pas suksesit në derbin me Realin, skuadra e Diego Simeones fitoi 3-0 në shtëpi përballë Sociedad-it, në sfidën që hapi javën e 27-të...

Autogoli i Reyes pas vetëm 8 minutave lojë, ia lehtësoi punën madrilenëve, përballë një kundërshtari që nuk pësonte humbje në pesë ndeshjet e fundit.
Atletico dyfishoi shifrat me Saul Niguez sapo nisi fraksioni i dytë i lojës. Praktikisht kjo bëri që baskët të dorëzoheshin në testin e parë të vërtetë, ku u vunë në provë aftësitë e tyre. Goli i tretë i Atleticos u realizua nga Antoine Griezmann me penallti, në të 61-ën.
Rrjeta e 14-të sezonale për francezin, që mbetet lojtari më i rëndësishëm i colchoneros. Me fitoren në Vicente Calderón, Atletico e Madridit vijoi ecurinw me 11 ndeshje pa humbje ne shtepi dhe u ngjit në kuotën e 61 pikëve, vetëm 5 pikë larg Barcelonës dhe vazhdojnë garën dyshe për titullin në Spanjë.
