LR-PDSH, qeveria nxit tensione, s’ ka kohë për “Jugohromin”

02.03.2016 15:46

Lëvizja për reforma në PDSH-së, ka reaguar ndaj rrifillimit me punë të “Jugohromit”, duke akuzuar qeverinë për mospërpjekje për zgjidhjen e këtij problemi...

“Pas përllogaritjeve zyrtare se kjo fabrikë çdo ditë hedh në ajër 30 tonelata pluhur industrial dhe ndot Pollogun me grimcat kancerogjene PM10 deri më 41%, është absurde që sërish të lejohet rihapja e saj pa u vendosur filtrat! Në vend të përpjekjeve për zgjidhje të problemit, koalicioni qeverisës VMRO-BDI merret me hartimin e skenarëve për provokime të ndërsjella dhe nxitje të tensioneve ndër-etnike. Lëvizja për reforma PDSH apelon të gjithë qytetarët e Pollogut, ambientalistët dhe Organizatat Joqeveritare, që bashkërisht të ngremë zërin kundër helmuesve kancerogjen për të mbrojtur shëndetin tonë dhe shëndetin e fëmijëve tanë” – tha zëdhënësi i LR – PDSH-së, Elmir Sejfullai.

Nga lëvizja për Reforma e PDSH, kanë ftuar banorët e Tetovës dhe rethinës, që të ngrenë zërin kundër helmimit që iu bëhet nga ana e “Jugohromit”. (Visar Sadiki, TVM2)