Maqedoni

Migrantët - aktivistët “në Argument”: Shteti më shumë përfiton, se harxhon

02.03.2016 15:50

Aktivistët e shoqatave që ndihmojnë migrantët tranzitorë, akuzojnë shtetin se nuk po i ndihmon sa duhet refugjatët...

Në Argument, ne TVM2, përfaqësuesit e OJQ-ve thonë se në raste të caktuara madje shteti më shumë përfiton nga migrantët sesa harxhon për ta. 
 
“Ne individualisht dhe Kryqi i Kuq në këtë rast po bëjmë punën bashkërisht për të shfrytëzuar secili autoritetin e vet jashtë orarit.  Nuk ka orar, sepse nuk ka trena me orar, thuhet në ora 9 të vish vjen më vonë në 11 ti duhet të jesh gati, me ushqim me veshmbathje”, tha Suat Saqipi, vullnetar.
 
“Ne kemi punuar me  muaj  të tërë si vullnetarë. Nuk është thjesht dikush të pozicionohet në qendrën tranzitore dhe ta kryn punën e një njeriu me pagë mujore apo mëditje”, tha Avni Salihi, koordinator në “Legis”
 
“Tani automatik bileta ka hyp diku 300% më tepër, kjo do të thotë se shteti është I unët, ndërsa arsyetimi nga ndërmarrja publike është se cmimi është rritur për shkak të dezinfektimit të vagonave  apo nevojat e ndërrmarrjes. Kjo nuk është në rregull as me konventat ndërkombëtare as me legjislaturën e Maqedonisë”, Omer Xhaferi, gazetar në gazetën “KOHA”.
 
“Është me rëndësi të dihet se ne poashtu jemi OJQ,  s’jemi pjesë e shtetit, ne veprojmë në Maqedoni statusi I Kryqit të Kuq është me rol ndihmës I politikave të qeverisë, dmth ne bëjmë plotësimin.  Ne si kryq I Kuq jemi të përgatitur për vitin 2016 me rezervat tona qofshin ato ma teriale dhe finansiare të trajtojmë 110 mijë refugjatë”, tha Sait Saiti, sekretar I përgjithshëmi kryqit të kuq Maqedoni
 
Pavarësisht se roli i shtetit nuk ka qenë në nivelin e duhur në dhënjen në ndihmë për emigrantët, OJQ-të, do të vazhdojnë të koordinohen në punën e tyre në mënyrë që të plotësojnë nevojat e migranteve, thanë panelistët e emisionit Argument në TVM 2.
 
NRMIN MULAKI-FEJZULLAHU