Maqedoni

Ostreni takon Veliçkovskin, kujdes me simbolet, jo propagandë parazgjedhore

02.03.2016 16:54

Liderët e partive Uniteti dhe asaj Liberale, Gëzim Ostreni dhe Ivon Veliçkovski...

Liderët e partive Uniteti dhe asaj Liberale, Gëzim Ostreni dhe Ivon Veliçkovski, në takimin e sotëm u pajtuan se nuk ka nevojë për zgjedhje vetëm sa për të mbajtur zgjedhje por duhen të sigurohen kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike që do të ndikojnë që rrjedhat politike në Maqedoni të kthehet në binaret e nevojshëm demokratikë.
 
Ostreni dhe Velickovski kanë komentuar edhe vendosjet e simboleve etnike e fetare që po vërehen kohëve të fundit duke I cilësuar si propagandë parazgjedhore. 
 
“Qytetarët  besojnë se tash po ngrihet çështja e simboleve,  sidomos për pjesën shqiptare, për të siguruar voten e qytatereve  në zgjedhjet e parakohëshme . Shqiptarët kanë nevojë për zhvillimin e plotë të lirive dhe të dretave të tyre të barabart me maqedonasit ne RM.  Ata nuk kanë krizë identiteti që nëpërmjet simboleve të tregojnë se kush jemi ne, se shqiptarët janë të njohur jo vetëm këtu por në gjithë botën”, tha Gëzim Ostreni, kryetar i ‘Uniteti-t”
 
“Sot ne keto rrethana vendimet i sjellin VMRO dhe BDI prandaj në emër të politikanëve të tjerë të përgjegjshëm, I lus partit ne pushtet ti lene   politikat ditore që do t’ju sjellin benefite për nje afat të shkurtër , por do ta helmojnë atmosferen politike dhe do krijojnë burime te reja të ndarjes dhe tensione të reja”, tha Ivon Veliçkovski, kryetar i partisë liberale.
 
Kryetari I Unitetit thotë ndërkohë se takimi me kryetarin e partisë Liberale është në vazhdën e takimeve me krerët e partive të tjera. Me PL-në kemi ngashmëri programore sa I përket respektimit dhe sigurimit të lirive dhe të drejtave të njeriut   si dhe te drejtave themelore tha Ostreni pas takimit. 
 
GAZMEND REXHEPI