Maqedoni

Çairi filloi “javën e mësuesit”, Mexhiti: 2 emrat e shkollave, së shpejti

02.03.2016 17:07

Kreu i Çairit Izet Mexhiti pret që së shpejti të zgjidhet edhe zyrtarizimi në letër i emrave të dy shkollave “Ismail Qemali" dhe “Imri Elezi”...

Mexhiti thotë se prioritet i komunës që drejton është cilësia në arsim. 
 
“Çështja e emrit pritet vetëm moment I solemnizimit. Jemi të angazhuar jemi të preukopuar normal edhe Ministria e Arsimit  ka prioritete. Njëher prioritare ka qenë themelimi I univerzitetit Nënë Tereza, mendojmë në një të ardhme më të shpejtë presim ta rrubullaksojmë çështjen e dy emrave”, shprehet kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
 
Edhe vetë drejtoresha e ShF “Imri Elezi”, pret që zyrtarizimi i emrit të shkollës, të bëhet shpejt, sipas vullnetit të nxënësve dhe prindërve.
 
“Iniciativa dhe pajtimi ka qenë edhe nga ana e komunës dhe ne qendrojmë në atë dhe siq tha kryetri i Komunës se së shpejti do të zgjidhet edhe ky problem”, shprehet drejtoresha e shkollës fillore “Imri Elezi”, Merita Koxhaxhiku. 
 
Komuna e Çairit filloi prej sot të festojë “Javën e mësuesit”, javë kjo që do të ngërthejë aktivitete të shumta, si konkurse letrare, ekspozime të punuara nga nxënësit, marshi i nxënësve, takim me veteranët e arsimit  si dhe përzgjedhja e arsimtarëve më të mirë.
 
REJHANE BUSHI-METAJ