LIGJI PËR MBROJTJE
Maxhoranca pro armatimit:Kemi krizën në kufi, Opozita kundër: Jemi të sulmuar nga brenda
02.03.2016 18:05
Propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje, nuk gjen mbështetjen e opozitës...

Deputetët nga opozita u deklaruan se nuk do ta mbështesin zgjidhjen ligjore, për shkak se kërkohet lirim nga tatimet dhe doganat për modernizim pa u përmendur se sa mjete janë paraparë për atë dhe sa do të ishte lirimi.
Veç kësaj, opozita vlerëson se një ligj sistemor nuk ka arsye pse të miratohet me procedurë të shkurtuar, siç propozohet miratimi i këtij ligji.
“Dhjetë vjet jeni në pushtet. Qytetarët e kanë shumë të qartë se këtu nuk flasim për asgjë tjetër vecse për para. Ku ligj bëhet për para. Lirimi nga pagesa e të dhënave doganore dhe tatimeve është para. Dhe këto para, po deshit si shumicë parlamentare, mundeshit t’i gjeni në buxhet, dhe jo pas miratimit të buxhetit të aktroni shqetsim se Maqedonia është e sulmuar. Maqedonia është sulmuar nga ju, nga brenda. Duke inskenuar situate të ndryshme”, shprehet deputeti i LSDM-së, Goran Sugarevski.
Shumica në pushtet, ndërkaq, konsideron se modernizimi i ARM-së është i domosdoshëm në kushte të krizës së sigurisë në Evropë.
“Republika e Maqedonisë pas një kohe të gjatë është evidente se ka nevojë për furnizim me armë dhe paisje ushtarake. Ky qëndrijm i LSDM-së për fat të keq e vështirëson dhe e pezullon furnizimin me armë dhe paisje ushtarake për ARM-në. Kjo nuk është mirë për RM-në, në situatë kur vendet fqinje furnozohen me armë, në situatë kur në kufirin jugor kemi krizë. Mos dëshironi ta lëmë ARM-në me tankse T72 të dizajnuara në vititn 1972?”, shprehet deputeti i VMRO DPMNE-së, Vlatko Gjorcev.
Me plotësimin parashihet që Ministria e Mbrojtjes të lirohet nga pagesa e të dhënave doganore dhe tatimeve për armë dhe pajisje ushtarake për modernizimin e Armatës së RM-së, por edhe lirim nga TVSH-ja për qarkullimin e banesave në vlerë prej 5 përqindëve, në kuadër të projektit "ARM shtëpia ime".
Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski theksoi se në këtë mënyrë me planin për modernizimin e Republikës së Maqedonisë në vitet në vijim do t'i përmbushë standardet e caktuara nga NATO-ja, dy për qind të BPV-së të jenë për mbrojtjen, ndërsa 20 për qind prej tyre për modernizimin.
Për miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për mbrojtje, nevojitet shumicë e cilësuar, apo 82 vota PRO.
SHPËTIM NUREDINI
