Maqedoni

“Kumanova”, revoltohen familjarët, kërkojnë ndihmë nga Hysa dhe Jashari

02.03.2016 18:11

Familjarët e të akuzuarve të rastit Kumanova të revoltuar nga mospjesmarrja e tyre në seancat gjyqësore...

Familjarët e të akuzuarve të rastit Kumanova të revoltuar nga mospjesmarrja e tyre në seancat gjyqësore, iu drejtuan ambasadës së Kosovës, si dhe u takuan me kryetarin e gjykatës 1.
 
Ata kërkuan që tu mundësohet prani e tyre në seancat gjyqësore, pasi që sipas tyre drejtësia është e obliguar që të krijon kushtet për organizimin e seancave në të cilat do të jenë edhe familjarët e të akuzuarve  
 
“Ky është edhe një argument që ne familjarët e kemi deklaruar edhe më herët që nuk i besojmë kësaj drejtësie, ky argument është mospjesëmarrja jonë e vërteton këtë që kjo drejtësi është e brishtë. Kjo është një e drejt ligjore, ne nuk po kërkojmë asgjë joligjore, është e drejtë kushtetuese e Maqedonisë, derisa janë seancat e hapura, është e drejtë e jona që të marrim pjesë në seanca”, shprehet Hazir Krasniqi familjari i Muhamed Krasniqit.
 
“Ambasada tha se do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore që të zbatohet e drejta jonë si familjarë, për pjesëmarrje”, shprehet Dashurie Sefa familjare e Gani Sefës. 
 
Familjarët u takuan edhe me ministrin e drejtësisë Adnan Jashari nga I cili morrën përgjigje se do të angazhohet Brenda kompoetencave që ka. 
 
“Edhe ministrI shprehi gatishmërinë, në bazë të kërkesave tona, në kuadër të ligjeve shprehu gatishmërinë se do të angazhohet edhe pse ne jemi shumë të ndërgjegjshëm se janë pushtetet e ndara, por ne kërkuam atë që I lejohet  për të bërë dhe për të patur ne të drejtën tone për të përcjellë seancën kështu që ne presim urojmë dhe shpresojmë dhe ne dëshirojmë të besojmë”, shprehet Gani Krasniqi. 
 
Familjarët thonë se ata nuk do të dortëzohen dhe do të përdorin të gjitha mekanizmat për të fituar të drejtën e tyre për të përcjellë familjarët e tyre në seancat gjyqësore.
 
Ata thonë se të drejtën e tyre do ta kërkojnë edhe në institucione ndërkombëtare. 
 
ERSAN PAJAZITI