Botë

Si-En-En: Mbetjet e gjetura të aeroplan në Mozambik janë nga aeroplani malejzian "Boing 777"

02.03.2016 20:18

Mbetjet e aeroplanit që fundjavën e kaluar dolën nga ujërat e Oqeanit Indian në brigjet e Mozambikut, me siguri i përkasin "Boingut 777"...

Mbetjet e aeroplanit që fundjavën e kaluar dolën nga ujërat e Oqeanit Indian në brigjet e Mozambikut, me siguri i përkasin "Boingut 777" të zhdukur të kompanisë "Malejzia Ejrllajns", njoftoi Si-En-En, duke iu referuar deklaratës së një  përfaqësuesi anonim të aviacionit civil amerikan.
 
Pjesët nga dera e aeroplanit dhe nga stabilizuesi horizontal tashmë janë rrugës për në Malejzi për hetim të mëtejshëm, por autoritet malejziane tashmë reaguan duke e vlerësuar pohimin të cilit i referohet Si-En-Si si "spekulim".
 
Një përfaqësues i autoriteteve në Kuala Lampur deklaroi për mediat lokale se është shumë herët dhe shpejtë të pohohet se pjesët janë nga aeroplani malejzian.
 
Aeroplani i "Malejzia Ejrllajns" që fluturoi nga Kuala Lampur për në Pekin, u zhduk pa gjurmë më 8 mars të vitit 2014, së bashku me të gjithë udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit.
 
Zhdukja e aeroplanit prej më pak se dy vjet edhe më tej mbetet një nga misteret më të mëdha në aviacionin civil./mia