Botë

Rusia: Janë nënshkruar 40 marrëveshje për armëpushimin në Siri

02.03.2016 21:09

Ministri rus i Mbrojtjes ka thënë sot se gjithsej 40 marrëveshje janë nënshkruar për armëpushimin në Siri...

Ministri rus i Mbrojtjes ka thënë sot se gjithsej 40 marrëveshje janë nënshkruar për armëpushimin në Siri dhe se bisedimet me grupet tjera ende po vazhdojnë, njoftojnë agjencitë ruse të lajmeve.
 
“Me ndërmjetësimin e Federatës Ruse, negociatat po vazhdojnë me liderët e 11 grupeve të tjera të armatosura”, e ka cituar agjencia e lajmeve RIA, ministrin rus të Mbrojtjes.
 
Marrëveshja për armëpushim në Siri nuk përfshinë territoret nën kontrollin e grupit ekstremist, Shteti Islamik dhe Fronti al-Nusra, i ndërlidhur me al-Kaidën.
 
Këto dy grupe, së bashku, e kanë nën kontroll gati gjysmën e territorit të Sirisë./evropaelire