Maqedoni
Mot i vranët me periudha me diell, pasdite shi
03.03.2016 09:03
Moti në Maqedoni paradite do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell...

Moti në Maqedoni paradite do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell, pasdite duke filluar nga perëndimi me reshje të shiut, të cilat në orët e mbrëmjes do të zgjerohen drejt lindjes. Vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 20 l./m2). Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor. Në viset malore në pjesët perëndimore, nga fundi i ditës reshjet do të kalojnë në borë.
Temperatura do të lëvizë prej gjashtë deri 18 gradë.
Në Shkup paradite do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell, ndërsa pasdite do të ketë reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor.
Temperatura do të arrijë deri 16 gradë.
Reshje të dobëta lokale të shiut do të ketë edhe të premten./Mia
