Maqedoni

Hojt Ji në takime në Maqedoni

03.03.2016 09:16

Zëvendësndihmës sekretari shtetëror në Departamentin amerikan të Shtetit Brajan Hojt Ji sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë...

Siç është paralajmëruar, zëvendësndihmës sekretari shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike i SHBA-së Hojt Ji, do të pritet nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorçe Ivanov.
 
Në takimet me bashkëbiseduesit nga Maqedonia pritet të bëhet fjalë për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe për zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës./Mia