Kulturë

Ekspozitë "Shenjat kulturore të osmanlinjve në Maqedoni"

03.03.2016 09:50

Në galerinë Çifte Hamam në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, sot solemnisht do të hapet edicioni i tretë i ekspozitës "Shenjat kulturore të osmanlinjve në Maqedoni"...

Në galerinë Çifte Hamam në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, sot solemnisht do të hapet edicioni i tretë i ekspozitës "Shenjat kulturore të osmanlinjve në Maqedoni" e cila me dy edicionet e mëparshme në vitin 2014 dhe 2015 u ndoq me interes të madh nga ana e adhuruesve të artit.
 
Në ekspozitë do të prezantohen eksponate, fotografi dhe dokumente nga qytete të ndryshme të Maqedonisë.
 
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 13.03.2016./Mia