Maqedoni
Kryqi në Butel, Mexhiti: Komuna shkeli Badenterin
03.03.2016 11:51
BDI vazhdon të kundështojë ndërtimin e kryqit në Butel të Shkupit...

Sipas nënkryetarit të BDI-së Izet Mexhiti, që kryeson komisionin e integristëve të krijuar në mbledhjen e fundit, për kundështimin e ndërtimit të kryqit, Komuna e Butelit nuk ka respektuar procedurat ligjore, pasi një vendim i tillë duhej të miratohej me shumicën e Badenterit.
Këshilltarët shqiptarë as që janë konsultuar thotë Mexhiti duke potencuar se nuk bëhet fjalë për kundështim të kryqit si simbol fetar, por si simbol që po përdoret për të treguar dominim etnik e politik.
“Komuna e Butelit ka shkelur dhe ka suspenduar parimin e Badinterit . Suspendimi i parimit të Badinterit e suspendon Marrëveshjen e Ohrit, garancën politike për një Maqedoni mutietnike , të integruar dhe gjithëpërfshirëse. Suspendimi i marëveshjes së Ohërit rrezikon hapjen e shtigjeve tjera dhe imponon regjime revanshiste dhe poashtu të njëanshëme nëpër të gjitha komunat tjera”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.
BDI nuk do të lejojë që vendi të përfshihet në urrejtje dhe dhunë fetare thonë nga partia shqiptare në pushtet duke shtuar se inati nuk mund të shndërrohet në forcë shtytëse për politika të caktuara.
“Nuk do të lejojmë që shteti jonë të përfshihet në urrejtje dhe dhunë fetare. Qëllimi jonë është paqja, bashkëpunimi, solidariteti dhe bashkëjetesa mes grupeve të ndryshme etnike e fetare. Ne nuk duam që Shkupi të shndërrohet në Belfast, Jerusalem apo Bejrut”, tha Mexhiti.
Mexhiti shpalosi arsyet se pse nuk duhet të vendoset kryqi gjigant në hyrje të Komunës së Butelit ku 50% e nxënësve që mësojnë janë shqiptarë.
Poashtu edhe një pjesë e madhe e popullatës në këtë Komunë janë shqiptarë të cilët i takojnë religjionit islam, andaj vendosja e këti kryqi është një provokim ndaj besimtarëve musliman, ku në Maqedoni dominojnë shqiptarët.
Shqiptarët u ndjenë të papyetur, të pakonsultuar e të provokuar, prandaj nga BDI e quajnë normale reagimin e tyre ndaj ndërtimit të kryqit në Butel. Mexhiti paralajmëroi edhe protestën e sotme që do të nisë në orën 17:00.
REJHANE BUSHI-METAJ
