Botë
Propozim-rezulutë të ndalen sulmet në kapacitetet mjekësore
03.03.2016 11:55
Pesë anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po përgatisin propozim-rezolutën për ndaljen e sulmeve në kapacitetet mjekësore në Siri...

Pesë anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po përgatisin propozim-rezolutën për ndaljen e sulmeve në kapacitetet mjekësore në Siri, Jemen dhe zonat e tjera të luftës, kanë thënë mbrëmë diplomatët.
Egjipti, Japonia, Spanja, Zelanda e Re dhe Uruguaji, po punojnë për këtë çështje dhe pritet që ajo të arrijë në Këshillin e Sigurimit në fillim të javës së ardhshme.
Asnjëri prej këtyre vendeve nuk është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Katër prej pesë shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Britania, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara i mbështesin palët e ndryshme në konfliktin në Siri.
