Maqedoni
Disa lagje të Shkupit nesër pa energji elektrike
03.03.2016 12:22
Nga ora 9 deri në ora 14 nesër pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rrugëve "Drinska", "Nov zhivot" dhe "Viniçka" në komunën e Shuto Orizarës...

Në periudhën nga ora 9 deri 14:30 pa energji elektrike do të jetë shfrytëzuesit e pjesës veriore të Vizbegut, komuna Butel, ndërsa nga 9 ora deri në 15 një pjesë e përdoruesve të Sonjes së Epërme dhe komuna Sopishtë.
Banorët e lagjes së Pintija dhe objekte afariste Agromak, Alumil dhe Milson në komunën Kisella Vodë nesër nga 9 deri në ora 13 do të jetë pa energji elektrike. Nga ora 9 deri në 11 pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rrugëve "Stogovo", "Mile Pop Jordanov", "Bradforska" dhe "Xhumajska" në Komunën Karposh.
Nga 12 deri në 14 orë pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rrugës "Mice Kozar" në komunën e Gjorçe Petrovit.
Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerjet janë për shkak të aktiviteteve teknike në sistemin elektrik./Mia
