Maqedoni
Zgjedhjet e 5 qershorit, Brajan Ji në Shkup, monitoron gjendjen
03.03.2016 13:35
Zhvillimet politike në vend dhe rajon, angazhimi i SHBA-ve për integrimin e Maqedonisë në NATO si dhe implementimi i Marrëveshjes së Përzhinës...

Zhvillimet politike në vend dhe rajon, angazhimi i SHBA-ve për integrimin e Maqedonisë në NATO si dhe implementimi i Marrëveshjes së Përzhinës kane qenë temë e bisedimeve në takim mes krerëve të BDI-së dhe PDSH-së me zv.ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Hojt Brajan Ji.
Zgjedhjet e 5 qershorit duhet të jenë të lira dhe demokratike, deklaroi kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimt me diplomatin amerikan.
“U pajtuam që zgjedhjet duhet të jenë të besueshme, të përmbushura të gjitha standartet, të pakontestueshme as kombëtarisht as ndërkombëtarisht. Nuk është biseduar për të shtyrë zgjedhjet, është biseduar që të gjithë të kryejnë detyrat e veta që ju takojnë, nga partitë politike, nga KSHZ dhe zgjedhjet të jenë të besueshme, partitë politike mos ushtrojnë dhunë dhe frikë nga votuesit. Mendoj se këto do të jenë zgjedhjet nga më të monitoruarat që janë zhvilluar deri më tani në Maqedoni”, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Kreu i PDSH-së Menduh Thaci, në takim me diplomatin amerikan ka shprehur skepticizmin e tij për sa i përket krijimit të kushteve të nevojshme për zgjedhje të lira demokratike. Sipas Thaçit, javëve të fundit nuk ka pasur asnjë rezultat konkret nga bisedimet politike.
“U dakorduam bashkë se argument kryesor që ne i japim SHBA-se që ata të lobojnë që të jemi pjesë e NATO-s, janë zgjedhjet korrekte dhe demokratike që tashmë duket se do të mbahen më 5 qershor. Nga ana ime u shpreh skepticizëm se ne nuk kemi leviz fatkeqësisht në cështjen e kushteve që kanë të bëjën me zgjedhjet fer dhe demokratike”, Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Të premten Hojt Brajan Ji do të takojë edhe krerët e partive maqedonase, atë të VMRO-DMNE-së Nikolla Gruevski dhe LSDM-së Zoran Zaev.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
