Maqedoni

‘IMM’ ndan çmimet për gazetari hulumtuese, fituesit: Çmimet nxitje per hulumtime

03.03.2016 14:04

Ekipi i gazetarëve të BIRN-Maqedoni ka fituar çmimin e parë ‘Nikolla Mladenov’ nga Instituti Maqedonas për Media...

Ekipi i gazetarëve të BIRN-Maqedoni ka fituar çmimin e parë ‘Nikolla Mladenov’ nga Instituti Maqedonas për Media për gazetari hulumtuese gjatë vitit 2015-të me projektin ‘Shkupi 2014 nën thjerrëz’ i publikuar në ueb faqen ‘Prizma’.
 
Komisioni çmimin e dytë i ndau gazetares Biljana Nikollovska, çmimin e tretë i ndau gazetarit dhe publicistit Xhelal Neziri si dhe gazetarëve , Goran Rizaov, Sashka Cvetkovska, dhe Borjan Jovanovski.
 
Fituesit ndarjen e çmimeve e cilsuan si një mbështetje shtesë për të vazhduar me gazetarinë hulumtuese e cila sipas tyre përbën një nga shtyllat kryesore me ndikim në forcimin e demokracisë në të gjitha vendet e botës.   
 
“Kjo do të thotë mirnjohje jo vetëm për mundin e madh që e kemi dhënë për projektin Shkupi 2014 por gjithsesi edhe për atë se çfarë do të thotë punë ekipore. Parasegjithash mirnjohje lidhur me atë se argumentet dhe faktet duhet të udhëheqin gazetarinë hulumtuese. Kjo do të thotë një nxitje më e madhe që të ketë hulumtime më shumë, tha Meri Jordanovska, përfaqësuese e BIRN.
 
“Mendoj se është një nxitje më tepër një konfirmim ose një mirnjohje për punë që ne bëjmë si qendër për gazetari hulumtuese, punë e cila është me interes të përgjithshëm parasegjithash pasiqë mëton transparence më të madhe të institucioneve mëton luftë kundër korrupcionit dhe keqpërdorimit të institucioneve dhe mëton që institucionet të kryejnë punën për të cilën janë të paguar nga qytetarët”, tha Xhelal Neziri, publicist.
 
Instituti Maqedonas për Media këtë çmim për gazetari hulumtuese e ndan 15 vite me radhë. Nga 20 autorë dhe ekipe të gazetarëve  këtë vit komisionit i janë dorzuar 37 storije të përpunuara në 97 tekste të cilat janë publikuar në mediat e vendit.
 
NAIM RAMADANI