Maqedoni
Kryqi në Butel, Thaçi: Lojë e VMRO-së dhe BDI-së
03.03.2016 14:30
Ndaj simboleve në çair e Butel , ka reaguar edhe kreu i PDSH-së Menduh Thaci...

Sipas tij, përdorimi i simboleve duhet të jetë institucional e jo të kthehet në revanshizëm rrugësh.
Thaçi vlerëson se kjo është një lojë e partnerëve të koalicionit qeveritar, por nuk mendon se veprime të tilla do të mund të destabilizonin vendin, pasi të gjithë janë të vetëdijshëm se janë nën monitorim ndëkrombëtar e cdo veprim ndikon në vlerësimin e përgjithshëm.
"Mendojë se kjo është veç një lojë e parë e dy partnerëve çdo herë para zgjedhjeve të fitojnë ndonjë pikë politike, dhe kjo nuk është mirë. Porosia për BDI-në është se të gjitha këto probleme duhet të zgjidhen në institucione të sistemit dhe aty për shembull të marrin vendimin që flamuri shqiptar të përdoret në Parlament, dhe jo në rrugë. Nuk besoj që mudn të ketë krizë pas këtyre rasteve, pasi jemi nën monitorim të fuqishëm dhe çdonjëri do të marrë pikë qofshin negative, apo pozitive dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë”, deklaroi Thaçi.
