Maqedoni

Tetova feston ditën e komunës

03.03.2016 14:42

Tre marsi është dita e komunës së Tetovës, ditë kur krerët komunalë japin llogari për atë që kanë bërë për komunën...

Kështu sot kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, bëri një kronologji të projekteve që janë realizuar në territorin e komunës gjatë mandatit tre vjeçar.  
 
“Tre vite me radhë punuam më Tetovën jo për grupe interesi  por thjesht për Tetovën . Ne premtuam se do ta zgjedhim problemin shumë vjecar të mungesës së ujt të pishëm dhe sot ky projekte është në fazën përfundimtare , me hapjen e mundësi për punë janë në vendosjen e sipër vetëm 300 metra e fundit të rrjetit gypit të ujësjellësit dhe me përfundimin e procedurave sa I përket stacioni të filtrimit me një herë së shpejti do fillojmë edhe ndërtimin e tij për ta kompletuar këtë proces”, tha Teuta Arifi kryetare e komunës së Tetovës.
 
Në këtë ditë u ndanë edhe  mirënjohje dhe certifikata për arritjet gjatë 2015 .
 
“Edhe pse kjo nuk është për herë të parë që ne sportistët çdo herë e kemi treguar dhe kemi dëshmuar se jemi njërës human për të ndihmuar njëri tjetrin në kohët më të dëshmuara por është e vërtet që pët herë të parë një komunë sikur e Tetovës jep respekton dhe falenderon me një mirënjohje simbolike që për neve sportistët ka një peshë të rëndë”, tha Shaban Tërstena, ish kampion olimpik.
 
“Kjo mirënjohje e imja jepet si kontribut I shkollës tonë në projekte ndërkombëtare duke patur parasysh faktet se shkolla jonë Mosha Pijade është mjaftë aktive jashtë”, tha Arben Vila, profesor.
 
Për kontributin e dhënë gjatë gjithë vërshimeve të viti të kaluar, janë nderuar me mirnjohje edhe ambasada e Shqipërisë dhe ajo Kineze.
 
VISAR SADIKI