Teknologji

Makina Google, automjeti me pilot automatik përplaset me një autobus

03.03.2016 15:00

Makina me pilot automatik e Google është përplasur. Ngjarja ka ndodhur në ditën e Shën Valentinit, sipas Financial Times, dhe nga ana e kompanisë është munduar që lajmi të mos bëhet publik...

Por ngjarja është mësuar tashmë. Makina me vetëdrejtim është përplasur me një autobus, duke e gërvishtur lehtë.

Sipas mediave, pas këtij incidenti, janë shtuar pikëpyetjet mbi vështirësinë e programimit të një makine të tillë, sepse e kanë të pamundur për të shmangur situata apo raste vështirësisë, siç hasën drejtuesit e automjeteve në përditshmëri, në trafik, në të gjithë botën.
 
Google në reagimin për mediat, argumenton se një incident i tillë me autobusin në fjalë, nuk do të mund të ishte shmangur, edhe nëse një person do ta kishte drejtuar makinën në atë moment.
 
Google sqaron më tej se makina po ecte vetëm me 30 km në orë. Makina me pilot automatik besoi se drejtuesi i autobusit do të ngadalësonte dhe do të lejonte makinën Google të vazhdonte rrugëtimin.
Vetëm 3 sekonda më pas, ata kanë hyrë në të njëjtën korsi dhe janë përplasur.
 
Google thotë në një reagim për mediat se sigurisht që do të marr përgjegjësinë nga kjo ngjarje, duke sqaruar gjithsesi se kërkimet dhe testet në terren do të vazhdojnë.
 
Në muajin nëntor kompania gjigande e kërkimit në internet tha se në 6 vitet e projektimit të makinës me pilot automatik, janë regjistruar 17 incidente të lehta dhe pa pasoja./Oranews