Botë

Tiranë, SHBA u refuzon vizat gjyqtareve te korruptuar

03.03.2016 15:30

Shtetet e bashkuara të Amerikës u refuzojnë hyrjen në këtë shtet disa prej gjyqtarëve të korruptuar shqiptarë...

Në një vidomesazh ambasadori amerikan në shqipëri Donald Lu ka thënë se refuzimi apo anulimi i vizave është vetëm fillimi në luftën kundër korrupsionit.
 
“Së fundmi, qeveria e SHBA u ka ndaluar hyrjen disa gjykatësve të korruptuar duke iu refuzuar apo anuluar vizën. Ky është vetëm fillimi! Kemi më shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin”, tha Donald Lu, ambasador i SHBA-se në Shqipëri.
 
Ndaj këtit akti të ndërmarrë nga Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani si dhe kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
 
Ata vlerësuan partnerët amerikanë dhe premtuan nisjen e hetimeve për gjyqtarët.
 
“Përshëndetjet më të mira për Ambasadën Amerikane për këtë ndihmë të jashtëzakonshme që po na jep në këtë proces. Si ministër jam i gatshëm të çel menjëherë procedurën e shkarkimit për çdo gjyqtar apo prokuror që ndodhet në listat e kësaj natyre”, tha Ylli Manjani, ministri i drejtësisë.
 
Deklaratat zyrtarët e lartë të drejtësisë gjatë tryezës me temë: “Bashkëpunimi rajonal në çështjet penale”, ku morën pjesë gjyqtarë nga Maqedonia dhe Mali i Zi.
 
LULJETA NDOKA