Botë

Tusk - migrantëve: Mos ejani në Europë! Greqia nuk është më vend tranzit

03.03.2016 15:34

BE nuk do ta braktisë Greqinë,ajo është dhe do të mbetet në zonën e Schengenit, ka deklaruar nga Athina presidenti i Komisionit Europian Donald Tusk...

Duke bërë thirrje refugjatëve të mos vijnë në Greqi, pasi ajo nuk është më vend tranzit për ta, ai gjithashtu ka dënuar veprimet e njëanshme për përballimin e krizës se refugjatëve duke theksuar se ato çojnë në përçarje dhe nuk japin zgjidhje. 
 
“Apeloj për të gjithë emigrantët ilegalë, ekonomikë kudo që ndodhen. Mos ejani në Europë. Mos u besoni trafikantëve. Mos rrezikoni jetën tuaj dhe paratë tuaja, sepse nuk ja vlen. Greqia apo çdo vend tjeter evropian nuk do të jetë me një vend tranzit”, tha Donald Tusk, President i Komisionit Europian.
 
BE u shfaq e dobët për të menaxhuar këtë krizë ka thënë edhe kryeministri Tsipras në konferencën e përbashkët ndërsa ka theksuar nevojën e respektimit të marrëveshjeve dhe vendimeve të KE për krizën e refugjatëve duke kërkuar edhe sanksione ndaj atyre që nuk i zbatojnë ato. Vendet anëtare të BE të ndajnë përgjegjësitë, barrën dhe numrin e azilkërkuesve në bazë të popullsise ka thënë ai.
 
BELINDA KOKA-ADEMI