Maqedoni

Rasti “Mitmarrje”, shtyhet seanca, munguan avokatët

03.03.2016 15:56

Mungesa e dy avokatëve mbrotjës, detyroi gjykatësin që të anulojë edhe sot rastin ‘ Mitmarrje” në të cilin i akuzuari kryesor është lideri i LSDM-së Zoran Zaev...

Dy avokatë mbrojtës kanë pasur udhëtime jashtë vendit , të cilat nuk kanëe mundur ti anulojnë , thonë nga gjykata. 
 
Vetë I akuzuari Zaev, është paraqitur në gjykatë, por megjithëse avokatët I kanë paraqitur gjykatës biletat e udhëtimit si dëshmi se vërtetë nuk gjenden në vend, vetë zaev ka pasur shpresë se ata do të paraqiten në gjykim prandaj nuk ka kërkuar avokatë të tjerë. 
 
Seanca e radhës është caktuar për 21 prill.