Maqedoni

Prokuroria themelore publike: Kemi dorëzuar gjithçka për lëndën "Puç"

03.03.2016 15:59

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, i është kundërpërgjigjur akuzave të djeshme të prokurorisë speciale...

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, i është kundërpërgjigjur akuzave të djeshme të prokurorisë speciale, se nuk janë dorëzuar dokumentet e kërkuara për rastin “Puç”. Kemi dorëzuar gjithçka që na është kërkuar, thanë sot nga kjo prokurori.
 
"Dallimet që paraqiten lidhur me faktet është në materialet e klasifikuara për të cilat nuk ekziston kopje e dytë, respektivisht kopja e vetme e tyre është dorëzuar në Gjykatën Themelore Shkup 1 - Shkup gjatë dorëzimit të akuzës. Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të kriminalit të organizuar dhe korrupsionit as mban, as nuk posedon dokumente dhe fakte për cilin do lëndë që nuk është në kompetencat e tij", thuhet në kumtesë. 
 
Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit thekson se me dëshmitë e njëjta të cilat tashmë janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale Publike, më parë e përfaqësonte akuzën e lëndës para gjykatës.