Maqedoni

Brajan Ji takohet me kryetarin Gjorgje Ivanov dhe prokurorin publik Marko Zvërlevski

03.03.2016 16:37

Mardhëniet ndërshtetërore, perspektiva evropiane dhe euroatlantike e Maqedonisë, kriza e migrantëve dhe zhvillimet politike në vend kanë qenë temat e takimit Ivanov-Ji...

Presidenti Ivanov njëherit ka shprehur përkushtimin e vendit për anëtarësim në NATO dhe BE, ndërsa ka shfaqur shpresë për mbështetje amerikane në prag të Samitit të NATO-s në Varshavë në korrik të këtij viti. 
 
Në takimin me prokurorin Zvërlevski është bërë fjalë për ballafaqimin me terorizmin dhe sanksionimin e pjesmarrjes në luftrat e huaja si dhe gatishmërinë e prokurorisë për tu përballur me veprat penale që kanë të bëjnë me parregullsitë zgjedhre.  
 
Poashtu është bërë fjalë edhe për bashkëpunimin mes prokurorisë Publike dhe Prokurorisë Speciale.
 
GJYLTENE SINANI