Maqedoni
Kuvend, nuk kalon ndryshimi i ligjit për mbrojtje
03.03.2016 16:48
Dështoi nisma e Ministrisë së Mbrojtjes për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje që kishte për qëllim furnizimin e armatës me armë dhe pajisje ushtarake dhe modernizimin e saj...

Me 54 vota pro dhe 37 kundër, Kuvendi hodhi poshtë propzim ligjin e Ministrisë së Mbrojtjes, i cili sipas shumicës parlamentare kishte për qëllim furnizimin e Armatës me armatimit dhe pajisje, në periudhë kur sipas VMRO DPMNE-së, Evropa dhe rajoni po përballen me krizën e sigurisë si pasojë e fluksit të madh të refugjatëve.
“Ne para disa muaj, edhe ne edhe ju edhe LSDM edhe PDSH votuam për të shpallë gjendje krize në kufirin jugor. Sot kemi pozicionuar armatën në një pjesë të madhe të kufirit jugor. T’ju përkujtojë për situatën në rajon. Bullgaria e ka pozicionuar armatën e saj në kufirin grek dhe atë turk për një kohë më ta gjatë, ndërkaq para disa muaj e vendosi edhe në kufirin me Maqedoninë. Sot filloi dita me lajmin se edhe Shqipëria po e mbyll kufirin me Greqinë dhe Maqedoninë. Përgjithësisht bëhet fjalë për nevoja. Dhashtë Zoti që kjo të jetë vetëm një valë”, tha Ilija Dimovski, VMRO DPMNE.
Propozimi nuk u mbështet as nga partneri shqiptar në koalicionin qeveritar. Talat Xhaferi nga BDI theksoi se nuk ka asnjë dileme për nevojat e pajisjes dhe standardit të Armatës, por se ka shumë paqartësi në vendimin e propozuar ligjor. Ai konsideron se kriza e refugjatëve nuk duhet të shfrytëzohet për miratimin e këtij vendimi ligjor.
“Nëse të gjitha vlerësimet e institucioneve përkatëse të përcaktuara me ligj dhe kushtetutë është se shtetit po I kanoset rrezik real për sigurinë e vendit ayëherë atë informatë duhet ta kemi të gjithë ne këtu 123 deputetë, që t ëmund të marrim vendim për shpallje të gjendjes së caktuar që të mund të vihet në funksionim praktik I gjithë sistemi”, tha Talat Xhaferi, BDI.
Sipas opozitës maqedonase, VMRO DPMNE po parqet situatë të rrejshme.
“Në Kuvend flasim për lirim nga doganat dhe tatimet. Nuk flasim për asnjë krizë, asnjë situatë krize me migrantët dhe asnjë aspiratë për anëtarësim në NATO. E gjithë kjo është një paraqitje e rrejshme. Po bëni një lloj drame. Ne do të votojmë kundër, pra do të votojmë kundër, nuk dalim jashtë sallës”, tha Goran Sugarevski, LSDM.
Me plotësim propozohej që Ministria e Mbrojtjes të lirohet nga pagesa e të dhënave doganore dhe tatimeve për armë dhe pajisje ushtarake për modernizimin e Armatës së RM-së, por edhe lirim nga TVSH-ja për qarkullimin e banesave dhe ndërtesave banesore me zbatim të shkallës së autorizuar tatimore të qarkullimit në vlerë prej 5 përqindëve, për ulje të shpenzimeve të pjesëtarëve të ARM-së për zgjidhje të çështjes banesore.
SHPËTIM NUREDINI
