Maqedoni

Aplikim i ri i KSHZ-së, votuesit mund të kontrollojnë a janë në listë

03.03.2016 18:03

Prej sot qytetarët e Maqedonisë mund të bëjnë vetë kontrollin e lisës zgjedhore në mënyrë elektronike...

Prej  sot qytetarët e Maqedonisë mund të bëjnë vetë kontrollin e lisës zgjedhore në mënyrë elektronike, si dhe të njoftohen a ka votues të kontestuar të regjistruar në adresën e tyre. 
 
Këtë mund ta bëjnë përmes web apliakcionit  për kontrollin e listës zgjedhore të cilën sot e promovoi Komisioni Shteteror Zgjedhor në pajtueshmëri me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të cilat parashikojnë kontroll në 3 baza. Në bazë të emrit dhe mbiemrit, të numrit amë dhe në bazë të adresës.  
 
“Në pajtueshmëri me nenin 31 të Kodit Zgjedhor,  KSHZ  e publikon Listën Zgjedhore në Web- faqen e saj me keto të dhëna: Web aplikacioni për kontroll të qytetarëve në listën zgjedhore jep 3 mundësi të kontrollimit njëra mundësi është në baz të numrit unik amë të qytetarit  mundësia tjetër në baz të emrit mbiemrit tjetra mundësi në bazë të adresës së votuesit”, shprehet Admir Shabani këshilltar në KSHZ.
 
Çdo qytetar mund të drejtohet deri tek njësitë rajonale të KSHZ-së, ku gjatë kontrollit vërteton që nuk është i evidentuar, si dhe në rast nevoje për ndryshim të të dhënave të tjera.
 
Anëtarët e KSHZ-së as sot nuk deshën të dalin me informacione shtesë të lidhura me kryqëzimin e të dhënave që filloi këtë javë. Të dhëna zyrtare për këtë process do të kumtojnë pas përfundimit të kontrollit të kryqëzuar, me çrast do të miratohet një raport i veçantë.
 
Faza e rradhës e pastrimit të listës zgjedhore parashikon kontrollin në terren të të dhënave të kontestueshme të cilat mund të dalin gjatë kyqëzimit të bazës të të dhënave.
 
Procesi i pastrimit të listës zgjedhore duhet të përfundojë deri kah mesi i muajit prill, dhe më pas të vihet në shqyrtim public  para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të parapara për 5 qershor.
 
GAZMEND REXHEPI