Maqedoni
Rasti “Kosmos”: Ahmeti dëshmon në prokurorinë speciale
03.03.2016 18:06
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka dëshmuar në prokurorinë speciale për rastin Kosmos, objekt ky që ishte në ndërtim por u rënua në vitin 2011...

Ahmeti pas dy orë e gjysëm qëndrim brenda në prokurori tha se ka ardhur të dëshmojë me ftesë të prokurorisë speciale.
Lideri i BDI-së nuk dha detaje të dëshmisë pasiqë lënda është në procedurë hetimore, por la të nënkuptohet se nuk është pyetur për lëndë të tjera të prokurorisë speciale.
“Unë kam kryer sot një obligim qytetar, jam përgjigjur ftesës së prokurorisë speciale si një e arritur koncenzuale mes gjitha partive politike në RM-së për të zbardhur të vërtetën mbi gjithçka që ka ndodhur në RM-së. Nuk dua të flasë sepse është në fazë para hetimore, as për lëndë as për vepër”, shprehet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Nga partia e Ahmetit ditë më parë kanë thënë se nuk dijnë se çfarë lidhje ka lideri i tyre me rastin Kosmos, por kanë bërë me dije se do të u përgjigjen ftesave të prokurorisë.
Duke u bazuar në bombën e pestë të publikur nga LSDM vitin e kaluar, ndëgjohet se objekti Kosomos ishte rënuar nga ish ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Jankievski me urdhër të Gruevskit.
Në bisedën e nëntë të të njëjtës bombë, Gruevski kërkon nga Janakievski të gjejë objekt tjetër për ta rënuar që të fshehen motivet politike në lidhje me rënimin e objektit Kosmos.
Janakievski i përgjigjet se din objekt në Gostivar ku kryetar ishte Nevzat Bejta nga BDI. Objekti Kosmos ka qenë në pronësi të biznesmenit Fijat Canovski, mbështetës i fortë i TV A1 dhe pronarit të saj Velija Ramkovski.
MERAL ISMAILI
