Botë
Turqi, dy gra sulmojnë stacionin policor vriten gjatë shkëmbimit të zjarrit
03.03.2016 18:12
Një komisariat policie në Stamboll u sulmua sot nga dy gra me armë automatike e granata dore...

Pas incidentit, gratë u larguan nga vendngjarja e u fshehën në një godinë aty pranë, ku forcat e rendit i rrethuan shumë shpejt.
Pavarësisht përpjekjeve për kapjen e tyre të gjalla, autoret e sulmit u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit. Arsyeja e veprimit ekstrem nuk dihet ende.
Si Stambolli ashtu dhe Ankaraja janë tronditur nga një seri sulmesh të përgjakshme këto muajt e fundit.
