Botë

Londra dhe Parisi: Të ndërpriten sulmet ndaj kryengritësve në Siri

03.03.2016 19:24

Britania e Madhe dhe Franca sot i bënë thirrje Qeverisë siriane dhe aleatit të saj, Rusisë që urgjentisht t'i ndërprejnë sulmet...

Britania e Madhe dhe Franca sot i bënë thirrje Qeverisë siriane dhe aleatit të saj, Rusisë që urgjentisht t'i ndërprejnë sulmet ndaj kryengritësve në Siri, të cilët kanë mbështetje nga Perëndimi.
 
Në kumtesën e përbashkët të të dy vendeve është cekur se të gjitha palët duhet në tërësi ta respektojnë marrëveshjen për ndërprerje të armiqësive dhe pa  pengim të mundësojnë qasje drejt të gjitha rajoneve, të cilët ndodhen nën rrethim.
 
"Të gjitha sulmet ndaj civilëve dhe personelit mejkësor, gjithashtu, duhet të ndalojnë", ceket në kumtesë, të publikuar pas takimit të presidentit francez, Fransoa Oland dhe kryeministrit britanik, Dejvid Kameron.
 
Në dokument ceket edhje se Qeveria siriane dhe aleatët e saj duhet ta ndalojnë marshin drejt Alepos, i cili i kompromiton përpjekjet paqësore, ndërkaq rrezikon që edhe në mënyrë dramatike ta përkeqësojë krizën dhe të jetë i dobishëm për Shtetin Islamik"./mia