Maqedoni
Mot i ndryshueshëm dhe më i ftohtë
04.03.2016 09:06
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët, paradite me shi të dobët, ndërsa në male me borë të dobët...

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare perëndimore, ndërsa më e përforcuar do të jetë veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në shtatë gradë Celsius, ndërsa e ditës prej shtatë deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi të dobët dhe me erë veriperëndimore të dobët deri në mesatare.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 12 gradë Celsius.
Gjatë fundjavës do të mbajë mot stabil dhe i nxehtë. Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë e përkohshme jugore. Nga e hëna pasdite pritet valë e re e shiut. Temperaturat deri të hënë do të jenë në rritje të vazhdueshme dhe kështu të hënën në juglindje të vendit do të ketë temperatura deri në 20 gradë Celsius./Mia
