Maqedoni
Në Shkup dje në aksident është lënduar një këmbësor, karroteci ka larguar 72 automjete
04.03.2016 09:43
Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej nëntë aksidente trafiku, prej të cilëve shtatë janë me pasoja dëme materiale, ndërsa një është me pasojë lëndime trupore...

Ka ndodhur edhe një aksident në të cilin një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore.
Gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të realizuara ndaj pjesëmarrësve në komunikacion nga ana policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar numër gjithnjë e më i madh i kundërvajtjeve.
Inspektori i pavarur nga SPB - Shkup Dragan Veljanoski për MIA-n informoi se janë ndërmarrë masa për 34 shoferë të cilët nuk i kanë kufizuar kufizimet e shpjetësisë së lëvizjes, 5 shoferë janë shkyçur nga komunikacioni të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit dhe 7 shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Njëmbëdhjetë shoferë gjatë drejtimit të automjeteve, nuk e kanë vendosur rripin e sigurimit ose e kanë përdorur telefonin celular, ndërsa epsë këmbësorë kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, ose madje kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë.
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 72 automjete.
Gjatë ditës së djeshme Sektori për parandalim pranë SPB mbajti ligjëratë për qarkullim me temë "Siguria e këmbësorëve" në të cilën morën pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë kryer kundërvajtje sipas bazave të ndryshme në cilësinë e Këmbësorit.
Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt në SHF "Rajko Zhinzifov" komuna Butel.
Të shtunën në qendrën sportive Jane Sandanski në kuadër të Ligës së kampionëve do të luhet ndeshje ndërkombëtare në hendboll midis KH Vardar dhe Monpele nga Franca.
Me qëllim të zhvillimit të pandërprerë dhe të sigurt të këtij manifestimi sportiv, nga ana jonë do të ndërmerren masa adekuate për siguri qarkullimi dhe rikahëzim të komunikacionit./Mia
