Maqedoni

Kryqi në Butel, BDI në protestë, ndjehemi të provokuar

03.03.2016 19:10

Qytetarë të shumtë, të udhëhequr nga funksionar të lartë të BDI-së, kanë protestuar kundër vendimit të komunës së Butelit për vendosjen kryqit gjigand...

Funksionarët e Bdi-së thanë se ky akt paraqet një provokim për shqiptarët, dhe është bërë për qëllime politike. Protestuesit pas marshit, kanë prishur gurthemelin e kryqit dhe kanë vendosur tendat duke theksuar se nuk do të largohen deri në anulimin  e vendimit të komunës së Butelit  për vendosjen e kryqit.
 
“Ne bëjmë apel deri tek komuna e Butelit dhe insitucionet që kanë sjell këtë vendim të paligjshëm, këtë vendim që ka thyer edhe poarimin e Badinterit, që hap shtigje të reja që në të ardhmen edhe komunat tjera mos të respektojnë këtë parim dhe të sjellin vendime të njëanshme. Sot përveç se protestojmë për herë të dytë, ky nuk është protestë që përfundon, ne sot do të stacionohemi deri në anulimin e vendimit të Komunës së Butelit”, tha Izet Mexhiti.
 
“Kungjat historikisht janë përdorur për të ndarë territore, ne nuk do ta lejojmë këtë, sepse duam që Maqedonia të duket të ngjasoj dhe të jetoj ashtu siç jetojnë popujt e qyytetëruar të Evropës”, tha Ermira Mehmeti.
 
“BDI dhe ne shqiptarët jemi treguar se jemi për bashkëjetesë prandaj e thëras edhe faktorin ndërkombëtar dhe të gjithë ata që kanë qenë nënshkrues të marrëveshjes së Ohrit, të kontribojnë për respektimin e asaj marrëveshje. Komuna e Butelit shkeli vlerën që quhet votim me Badinter”, tha Rafiz Haliti, zv/kryetar i parlamentit.
 
Brengën me qytetarët e Shkupit e ndajmë edhe ne që jetojmë jasht Shkupit theksuan funskionarët e BDI-së, të cilët kishin ardhur nga e gjithë Maqedonia duke theksuar se gjithmonë betejat fitohen në qoftë se janë të bashkuar.
 
“Asnjëherë nuk do të lejojmë që mbi kulturën tonë, mbi gjakun tonë mkos të jemi së bashku, andaj këtu ne së bashku dhe të gjithë kryetarët e komunave ahqiptare nuk do të rimë duarkryq, në qoftë se ky zë i arseys, parimi i badinetir këtu është shkelur në komunën e Butelit”, tha Sadulla Duraku.
 
“Kjo e keqe që ndodh nuk është vetëm brengë, nuk ështël vetëm telash i vëllezërve tanë nga Shkupi, prandaj ne sonte jemi këtu sepse jemi jnjë, dhe ashtu siç i kemi fituar të gjitha betejat të bashkuar, do e fitojmë edhe këtë betejë kundër kësaj të keqeje”, tha Xhevat Ademi.
 
Protesta u zhvillua nën përcjellje të forcave policore, ndërsa e njejta vijoi në mënyrë paqsore pa incidente.
 
ERSAN PAJAZITI