Botë
Zgjedhjet ne SHBA, Romney i kerkon partise perjashtimin e Trump
04.03.2016 11:34
Mitt Romney, ish kandidat i republikanëve në garën presidenciale të 2012 përballë Barack Obamës, i ka kërkuar partisë së tij të refuzojë kandidaturën e Donald Trump, duke e quajtur atë mashtrues dhe hipokrit...

Manjati i pasurive të paluajtshme është përgjigjur duke e quajtur të dështuar dhe aspak të përshtashëm për të dhënë këshilla romnin. Megjithatë zërat kundër Trump po shtohen brenda radhëve të republikanëve, duke i quajtur politikat e tij të rrezikshme.
Ish kandidati republikan për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mitt Romney i ka bërë thirrje partisë së tij të refuzojë kandidaturën e Donald Trump, duke e quajtur atë hipokrit dhe mashtrues.
Por teksa Romney akuzon Trump se tallet me popullin amerikan, nga ana tjetër ky i fundit e ka quajtur të dështuar dhe personin më pak të përshtatshëm për të dhënë këshilla.
Romney, kritik i ashpër i Trump, paralajmëron se politikat e tij janë një kërcënim për partinë republikane dhe për vendin në tërësi.
Ai ka shtuar gjithashtu se emërimi i Trump si kandidat kryesor i republikanëve në garën për kreun e shtëpisë së bardhë do ti hapë rrugën fitores së rivales demokrate Hilari Klinton.
Manjati i pasurive të paluajtëshme ndërkohë ka deklaruar se Romney ka drejtuar “një nga garat më të këqija në historinë presidenciale” dhe sikur kjo të mos mjaftonte po punon për të parandaluar një fitore të mundshme të republikanëve.
