Maqedoni

Një granatë e pashpërthyer artilerike është gjetur në Leshkë

04.03.2016 12:02

Një granatë e pashpërthyer artilerike me kalibër prej 100 milimetrave është gjetur dje në një afërsi të drejtërdrejtë të pompës së benzinës në Leshkë...

Një granatë e pashpërthyer artilerike me kalibër prej 100 milimetrave është gjetur dje në një afërsi të drejtërdrejtë të pompës së benzinës në Leshkë, në parcelë bujqësore që ndodhet në anën e djathtë të rrugës rajonale Tetovë-Jazhincë, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
 
Granatën rreth orës 15 e ka gjetur E.S. (51) nga fshati i Tetovës Sllatinë, ndërsa me ekskavator ka kryer punë ndërtimore në vend. Ai menjëherë e ka njoftuar pronarin e firmës ndërtimore pas së cilës të dy e kanë denoncuar rastin në polici.
 
"Është kryer ekspertizë me pjesëmarrjen e një përfaqësusi të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. Vendi dhe granata janë fotodokumentuar pas së cilës mjeti shpërthyes është ngritur dhe i sigurt është transportuar për procedurë të mëtutjeshme, respektivisht shkatërrim. Granata ka qenë dukshëm me korozion, pa shenja të dukshme dhe supozohet se rrjedh nga një kohë e vjetër", deklaroi Josifovski.