Maqedoni
Janë dhënë vërtetime për 316 emigrantë nga Siria dhe Iraku
04.03.2016 13:05
Gjatë ditës së djeshme janë dhënë vërtetime për shprehje të qëllimit për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit për gjithsej 316 shtetas të huaj...

Gjatë ditës së djeshme janë dhënë vërtetime për shprehje të qëllimit për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit për gjithsej 316 shtetas të huaj, prej të cilëve 111 janë të gjinisë mashkullore dhe 76 të gjinisë femërore, si dhe 127 fëmijë, të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe dy fëmijë të tjerë të cilët udhëtojnë pa shoqërues ose prind.
Sipas shtetësisë, vërtetime janë dhënë 264 shtetasve të Sirisë dhe 52 shtetasve të Irakut, ndërsa nuk janë dhënë vërtetime për shtetas të Afganistanit.
Nga 1 janari i vitit 2016 duke poërfshirë edhe ditën e djeshme janë dhënë vërtetime gjithsej për 88.644 shtetas të huaj, prej të cilëve 35.102 janë të gjinisë mashkullore, 19.371 të gjinisë femërore dhe 33.951 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 220 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shfaqur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë 43.886, Afganistanit 26.546 dhe të Irakut 18.209.
Në këtë periudhë deri te Sektori për azil kërkesë për njohje të drejtës së azilit kanë parashtruar 29 persona prej të cilëve 22 nga Siria dhe shtatë nga Afganistani, në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Gjatë ditës së djeshme deri te Sektori për azil nuk janë dorëzuar kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllim të shfaqur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.Mia
