Botë

Turqi: Dënohen trafikantët sirianë “që mbytën” Alan

04.03.2016 14:04

Një gjykatë turke dënoi dy sirianë me katër vjet burg për vdekjen e trevjeçarit Alan Kurdi dhe katër personave të tjerë...

Alani ishte fëmija i fotografuar në një plazh të Turqisë, ku deti e kishte nxjerrë në breg trupin e tij të pajetë. 
 
Fotoja prekëse pati efekt të menjëhershëm dhe e fokusoi vëmendjen botërore tek kriza e refugjatëve në shtator. 
 
Mufaëaka Alabash dhe Asem Alfrhad u dënuan për trafikim të qënieve njerëzore, por gjykata e rrëzoi akuzën e ngritur ndaj tyre për marrjen e një jete nga neglizhenca.
 
Trafikantët rrezikonin një dënim prej 35 vitesh heqje lirie.Në muajin shkurt që të dy ata u vetëdeklaruan të pafajshëm përpara trupit gjykues.