Botë
Lirohen dy italianët e rrëmbyer në Libi
04.03.2016 14:32
Dy punëtorë ndërtimi italianë, të cilët janë marrë peng në Libi, janë liruar dhe transferuar në lokacion të sigurt, njofton RAI...

Lirimi është kryer pas intervenimit të forcave libiane të sigurisë.
Ministria e Punëve të Jashtme në Romë kumtoi sot se druan se dy të rrëmbyerit, me siguri kanë humbur jetën gjatë sulmit të forcave speciale të Libisë.
Katër punëtorë ndërtimi italianë, të angazhuar nga kompania e naftës ENA, janë rrëmbyer vitin e kaluar, nga kompleksi banesor, pronë e kompanisë dhe janë dërguar në një drejtim të panjohur.
Incidenti ka ndodhur në rajonin perëndimor libian Melitah.
