Maqedoni

LR-PDSH: Përse nuk zbardhen rastet e shqiptarëve

04.03.2016 16:13

LR-PDSH-së në një pres konferencë, ka përkujtuar sot rastet ku janë vrarë, burgosur, rrahur apo keqëtrajtuar shqiptarët...

LR-PDSH-së në një pres konferencë, ka përkujtuar sot  rastet ku janë vrarë, burgosur, rrahur apo keqëtrajtuar shqiptarët, por që ende mbeten të pandricuara.  
 
“Vetëm gjatë një viti janë regjistruar 160 incidente të rrahjeve të nxënësve shqiptar në autobusët lokal të Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, Raste të montuara politike, siç janë “Sopoti”, “Monstra” apo edhe rasti i fundit në “Lagjen e Trimave”. Vrasja e Harun Aliut dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, vrasja e dhjetëra ish-ushtarëve të konfliktit të vitit 2001”, shprehet zëdhënës i LR-PDSH-së, Elmir Sejfullai. 
 
Nga LR-PDSH përkujtojnë edhe raste të tjera të mbetura pa epilog gjyqësor ose  me autorë të panjohur për drejtësinë, siç janë terrorizimi i shqiptarëve në Nerez, ngjarjet në Gjorce Petrov të Shkupit, shpërngulja e shqiptarëve nga dhuna e ushtruar ndaj tyre nga etniteti tjetër bastisjet në Kumanovë e Shkup, vrasje apo dëmtime të pronës shtetërore.
 
LR-PDSH pyet publikisht BDI-në, zv. ministrin e Punëve të Brendshme dhe ministrin e Drejtësisë se pse ende ngelen të pandriçuara dhe pa epilog këto raste.
 
GAZMEND REXHEPI